Bie fasada nga ndërtesa në Fushë Kosovë, dëmtohen dy vetura afër shkollës “Mihail Grameno”
Një incident ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku fasada e një ndërtese është shembur, duke shkaktuar dëme materiale.
Si pasojë e rënies së fasadës, dy vetura janë dëmtuar, të cilat ndodheshin të parkuara në afërsi të shkollës “Mihail Grameno”.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

