Bie fluksi i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Deçan

Ka shënuar rënie numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë në QKMF-në e Deçanit si shkak i helmimeve.
Në 24 orët e fundit kanë marrë shërbime mbi 250 banorë të kësaj komune që ka shpallur gjendjen emergjente, ndërkohë që gjendja e tyre është stabile.
Kështu ka njoftuar drejtori i QKMF-së, Selmon Berisha, shkruan Indeksonline.
Ai tha se janë 58 pacientë më pak të cilët kanë marrë shërbime, krahasuar me ditën paraprake.
“Për 24 orë prej ditës se nesërme deri në orën 07:00 në mëngjes janë 252 pacientë. Ndërsa, nëse bëjmë krahasimin me 24 orët paraprake janë 58 pacientë më pak se ditën paraprake. Si duket është në rënie, po shpresojmë që ditëve të ardhshme të bie ky fluks. Dhe sot situata para dreke është më e qetë në krahasim me ditën e djeshme.
Zakonisht të gjithë pacientët që janë rehatuar tek ne, kanë marrë terapi paranterale, kanë marrë infuzion dhe janë shkuar në shtëpi. Një numër shumë i vogël ka shkuar në Spitalin Regjional të Pejës dhe Gjakovës. Por kanë shkuar shumë te vilet, ne nuk i kemi referuar, por edhe gjendja e atyre që janë në shtëpi dhe atyre që kanë marrë ndihmë në spitalet regjionale është gjendje e mirë”, tha ai para mediave./Indeksonline/