12:15 / E Premte, 23 Shtator 2022 / A. M.

Bie instagrami, mijëra përdorues të aplikacionit po përballen me këto probleme…

Qindra mijëra përdoruesit të Instagramit po përballen me probleme dhe faqja kryesore nuk përditësohet.

Përdoruesit nuk janë në gjendje të hyjnë në llogaritë përkatëse, duke u kërkuar të regjistrohen përsëri me fjalëkalimet e tyre dhe disa kanë probleme me dërgimin e mesazheve.

Sipas faqes së internetit downdetector.com, 86% e përdoruesve identifikojnë një problem me aplikacionin, 10 përqind me hyrjen dhe 4 përqind me faqen e internetit të platformës.