Bie Instagrami? Përdoruesit nga e gjithë bota të shqetësuar
 
				Përdoruesit e mediave sociale në të gjithë botën, së fundmi kanë raportuar për një rënje nga sistemi të aplikacionit të njohur Instagram.
 
 Më shumë se 1.300 probleme u raportuan së fundmi nga përdoruesit e Instagramit, transmeton Indeksonline.

Ata raportuan një numër të madh problemesh me aplikacionin, përfshirë postimet që nuk shfaqen për përdoruesit e tjerë dhe pengesat në ngarkesën e fotografive. 
 
Instagram ende nuk ka njoftuar asgjë dhe nuk dihet sa do të zgjasin këto probleme.  /Indeksonline/
 
 


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                