Bie Instagrami, përdoruesit shprehen të shqetësuar
Instagram ndaloi së funksionuar për përdoruesit në të gjithë botën.
Gjatë ditës së sotme përdoruesit e aplikacionit në pronësi të Facebook raportuan se nuk ishin në gjendje të ngarkonin ose rifreskonin asgjë.
Kjo ndërprerje erdhi disa muaj pasi platformat e rrjeteve sociale patën një nga rëniet më të gjata që nga historia e ekzistimit të tyre.
Probleme të ngjashme më parë pati edhe Facebook Messenger dhe Whatsapp, transmeton Indeksonline.
Zëdhënësit e Instagramit nuk deshën të komentonin lidhur më rënien e sotme, edhe pse probleme pati në mbarë botën./Indeksonline/