17:06 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bie lifti i një ndërtese në Prishtinë, dy femra të lënduara

Lifti i një ndërtese në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë, ka rënë sot duke iu shkaktuar lëndime dy femrave, të cilat ishin brenda në të.

Sipas policisë, dy femrat kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Burimet e Indeksonline brenda policisë thonë se rasti ka ndodhur me datën 27.12.2017 rreth orës 11 e 10 minuta.

“Kemi pranuar informatë se në QKUK kanë kërkuar tretman mjekësor dy persona të gjinisë femërore B.Gashi (1971) dhe Z.Begu (1978), të cilat në rrugën ‘Shaban Polluzha” i ka lëshuar lifti. Viktimat kanë marr lëndime trupore. Për momentin të njëjtat janë në tretman mjekësor dhe ende nuk kemi ndonjë informatë më të detajuar”, kanë thënë për Indeksonline zyrtarët policor./Indeksonline/