75 Mall Live Search
22:17 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / H F

“Bie maska”, Mercedes Benz GLC elektrik po vjen

Kompania ka prezantuar për herë të parë SUV-in e saj të ri elektrik kompakt, pa kamuflazh, duke zbuluar një pamje të re që pritet të tërheqë vëmendjen në panairin e ardhshëm në Mynih.

Ndryshe nga modelet e mëparshme, GLC i ri elektrik vjen me një grilë të ridizajnuar që jo vetëm dallohet për stilin, por edhe ndriçon logon dhe panelin përreth – një element vizual që i jep veturës një identitet më të fortë.

Megjithatë, për të përfituar maksimalisht nga ky dizajn i ri, blerësit do të duhet të paguajnë shtesë.

Mercedes ka marrë kritika për pamjen “të mërzitshme” të modeleve të mëparshme si EQE dhe EQS, të cilat nuk kanë pasur sukses të madh në treg. Me këtë qasje të re estetike, kompania synon ta bëjë GLC-në më të paharrueshme dhe më konkurruese në segmentin e veturave elektrike.