08:47 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / B O

Bie ndjeshëm çmimi i benzinës në Kosovë, nafta ende me çmim të lartë!

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka caktuar tavanin e çmimeve të karburanteve për 24 orët e ardhshme.

Lajm i mirë është rënia e çmimit të benzinës në vend. 1.36 euro cent do të shitet në çmimin maksimal benzina në 24 orët e ardhshme. Çmimi i naftës vazhdon të jetë i lartë.

1.71 është tavani i përcaktuar për 24 orët e ardhshme.

0.77 cent është çmimi maksimal i gazit në 24 orët e ardhshme./Indeksonline/