75 Mall Live Search
15:01 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Bie ndjeshëm numri i rasteve me Covid-19, rritet numri i të shëruarve

Pas një kohe të gjatë me gjithë numrin e madh të testeve, kemi numër të vogël të të infektuarve me Covid gjatë 24-orëve të fundit. Nga 1 mijë e 327 mostra të marra me Covid kanë rezultuar 329 persona, ndërsa janë shëruar 555 persona.

Raportimi i plotë:

Gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.327 mostra të marra nga SSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive.

Brenda 24-orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (52 vjeç), Prizren 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 46.909 raste nga 164.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.203 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.551.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj. Mbulojeni gojën dhe hundën me maska! Mbajeni higjienën! Respektojeni distancën!