08:23 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Bie ndjeshëm numri i të prekurve në Itali, të shëruarit trefishohen

Sipas të dhënave të fundit të dhëna nga Mbrojtja Civile në Itali, sot numri i të prekurve ka rënë ndjeshëm, 3 651 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa dje kanë qenë 4 401.

Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë por më i ulët se dje, sot uregjistruan 889 viktima, ndërsa dje ishin 969.

Të shëruarit sot janë trefishuar, 1 434 perona kanë lënë spitalet vetëm sot, ndërsa dje kanë qenë 589.

Ndërsa numri totali i viktimave ka kaluar mbi 10 mijë nga fillimi i emergjencës, më i larti në botë, e ndjek pas Spanja dhe Kina.