Bie në 55 numri i rasteve aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës me COVID-19 në territorin e Kosovës.
Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar dhjetë raste të reja me virus ndërsa janë shëruar 19 qytetarë.
Sipas raportit, numri i rasteve aktive ka zbritur në 55.
Sa i përket vaksinimit, brenda ditës janë dhënë 16 vaksina./IndeksOnline/
