75 Mall Live Search
23:06 / E Martë, 06 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Bie në bunar, vdes 64-vjeçarja nga Vushtrria

Një grua ka vdekur në Studime të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku tha se ajo e ka humbur jetën si pasojë e rënies në bunar.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është derguarr në IML për obduksion”, tha Zahiti.

Lidhur me rastin nuk janë dhënë më shumë detaje.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek ngjarja tragjike.