75 Mall Live Search
09:12 / E Enjte, 02 Prill 2026 / F.R

Bie në pranga një person në Obiliq, u kap me armë dhe 12 fishekë

Një person është arrestuar në Obiliq pasi që në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me 12 fishekë.

Policia e Kosovës njofton përmes raportit se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM  I PA AUTORIZUAR I ARMËS

Rr. Kosova B, Obiliq 01.04.2026-10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në veturën e tij i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me 12 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.