10:59 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / OSH

Bie në radar, në zonën 80 vushtrriasi vozit 193 km/h

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin-Stanovcë, përmes radarit ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 193 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.


Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse- tre (3) muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.