16:40 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / A. M.

Bie nga ndërtesa një grua në Fushë Kosovë

Sot rreth orës 14:20, një grua ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Arbëria” në Fushë-Kosovë. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 14:20, kemi pranuar informatën se në rrugë ‘Arbëria’ në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Personi i lënduar (femër), menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

fotoilustrim