75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 04 Prill 2022 / k.v

Bie nga ndërtesa, vdes një person në Prishtinë

Një person ka vdekur mesditën e sotme pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, raporton IndeksOnline.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prishtinë, Agron Borovci.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht ka nisur një hetim i rrethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant”, ka thënë Borovci./IndeksOnline/