Bie nga objekti në ndërtim, vdes një punëtor në Obiliq

Një person derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër në Obiliq, dyshohet se kishte rënë nga kulmi dhe si pasojë nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:30, transmeton IndeksOnline.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./IndeksOnline/