75 Mall Live Search
22:28 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / MSH1

Bie nga sistemi ChatGPT

OPENAI raportoi probleme serioze teknike me shërbimin e saj më të njohur sonte.

Përdoruesit e ChatGPT në të gjithë botën po përjetojnë nivele të larta gabimesh dhe performancë të degraduar ndjeshëm.

Sipas raportit zyrtar të statusit të OpenAI të datës 3 shkurt 2026, ora 21:32, problemet janë identifikuar dhe ekipi po punon intensivisht për të zbatuar një zgjidhje të përkohshme.

Aktualisht nuk dihet se sa do të zgjasë ndërprerja, por shërbimi është kryesisht i padisponueshëm ose funksionon me vështirësi të mëdha.

OpenAI ka premtuar përditësime të rregullta në faqen e saj të statusit.

ChatGPT nuk funksionon.