Bie numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e Mirëqenies Sociale.
Në këto statistika, janë të dhënat edhe për numrin e familjeve që kanë përfituar nga skema për ndihma sociale, shkruan Indeksonline.
Sipas këtyre të dhënave, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në muajin shtator ka shënuar rënie.
Bazuar në gjendjen e muajit Shtator (TM3)
2019, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte
24,526 familje.
Numri më i madh i familjeve ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,318 apo
9,5 % e numrit të përgjithshëm.
Ndërsa Mamushë është komuna me më së paku familje që kërkojnë ndihmë sociale, gjithsej 23 familje./Indeksonline/
