75 Mall Live Search
14:35 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bie numri i familjeve që përfitojnë nga skema për ndihmë sociale

Agjencia e Statistikave të Kosovës së fundmi ka publikuar statistikat e Mirqeniës Sociale.

Nga këto statistika, vërehet se nga muaji prill deri në qershor, ka rënë numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës social, transmeton Indeksonline.

Sipas statistikave, në muajin qershor 24 mijë e 615 familje kanë përfituar ndihmë sociale. Për dallim me muajin maj, numri i familjeve ka shënuar rënie.

Në muajin maj ishin 24 mijë e 864 familje që përfitonin ndihmë sociale./Indeksonline/