75 Mall Live Search
11:54 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Bie numri i gjobave në trafik, vetëm 134 të tilla brenda ditës

Ka vite që Policia e Kosovës nuk ka shqiptuar më pak tiketa trafiku se në 24 orët e fundit, transmeton IndeksOnline.

Në të dhënat e fundit të policisë, figurojnë vetëm 134 gjoba trafiku të shqiptuara brenda ditës në të gjitha rajonet e Kosovës.

Rikujtojmë se levizjet në trafik janë zvogëluar nga dita kur në Kosovë është paraqitur rasti i parë me koronavirus./IndeksOnline/