16:27 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bie numri i grave që kërkojnë divorc, arsyeja përmirësimi i sjelljes së burrave

Numri i grave që divorcojnë burrat e tyre ka rënë një një nivel më të ulët për një gjeneratë, tregojnë shifrat e reja.

Kishte gjithsej 62 mijë e 712 gra që paraqiten divorcin ndaj burrave në Britani të Madh në vitin 2017, krahasuar me 118 mijë e 401 në vitin 1993.

Normat e përgjithshme të divorcit në Britnai janë më të ulëta për një gjeneratë që kur ligjet u ndryshuan në vitin 1969, për ta bërë më të lehtë ndarjen e çifteve.

Ekspertët sugjerojnë se rënia e grave që kërkojnë ndarje është përmirësimi i sjeljes së burrave të tyre.

Sipas shifrave të fundit të Zyrës për Statistikat Kombëtare, numri i bashkëshortëve që kërkojnë divorcin ka rënë gjithashtu.

Është raportuar vitin e kaluar se numri i çifteve që u divorcuan brenda tre vjetëve të martesës ishte më i ulëti për 30 vjet, me ekspertë të marrëdhënieve që pretendojnë se burrat po marrin një pjesë më të madhe të detyrave të tyre martesore. /Indeksonline/