75 Mall Live Search
21:05 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Bie numri i infektimeve në Maqedoninë e Veriut, 6 të vdekur dhe 136 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë  ka bërë të ditur se nga rastet e reja 46 janë në Shkup, pastaj  vijojnë Kumanova-6, Dibra-7, Shtipi-14, Prilepi-1, Tetova-12, Struga-9, Velesi-1,  Ohri-2,  Gostivari-13, Strumica-2, Radovishi-3, Krusheva-2,  Koçani-1, Probishtipi-1, Demir Hisari-2,  Kratova-1, Sveti Nikolla-5, Kërçova-4 dhe Resnja-4.

Ndërkohë që brenda 24 orëve 123 persona janë shëruar. Gjatë kësaj periudhe gjashtë persona kanë vdekur, dy pacientë nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Struga dhe një pacient nga Gostivari.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile kanë vdekur katër pacientë të moshës prej 46, 53, 63  dhe 69.

Për momentin aktivë janë 3526. Shpërndarja sipas  qyteteve është: Shkup 3848 aktivë 1830 Kumanovë 854, aktivë 186 Dibër 151, aktivë 89 Shtip 444, aktivë 172 Prilep 296, aktivë 63 Tetovë 868, aktivë 320 Strugë 320 etj.