Bie numri i pacientëve me Covid në Spitalin e Pejës, 14 lindje ishin në vikend

82 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë me respirator(CPAP), 64 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Ndëkaq gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 674 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 74 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.
14 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 9 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnja dhe sa i përket gjinisë 9 foshnja të porsalindura janë të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
549 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 5.728 analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione.