Bie numri i pacientëve me Covid19 të shtrirë në spitale

729 pacientë janë të shtrirë në spitalet rajonale dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Derisa para disa ditësh numri i pacientëve të hospitalizuar ishte i lartë, tashmë me uljen e numrit të rasteve të reja të infektuara, është ulur edhe numri i të hospitalizuarve.
729 pacientë janë të hospitalizuar sot në spitalet rajonale dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga të cilët 502 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
11 nga këta pacientë janë në respiratorë, 29 në CPAP dhe 528 me oksigjen, shkruan IndeksOnline.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë shënuar 271 raste të reja, 417 të shëruar dhe 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv./IndeksOnline/