75 Mall Live Search
10:18 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bie numri i pacientëve në gjendje të rëndë nga Covidi, në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit në këtë spital janë trajtuar nga Covidi-19  20 pacientë. Prej tyre 8 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu është bërë e ditur se 2 pacientë janë shëruar gjatë 24-orëve të fundit.

Nga ana tjetër gjatë kësaj periudhe në këtë spital janë kryer 5 lindje.

3 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnja, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

Gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 197 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 22 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.

205 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 3.053 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.

Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 143 shërbime radiologjike dhe prej tyre në 83 rëntgen, 41 EHO dhe 19 CT.