75 Mall Live Search
15:45 / E Premte, 20 Qershor 2025 / S Z

Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale

Numri i përfituesve të ndihmave sociale ka rënë në maj të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në maj të vitit 2024 ishin gjithsej 19,364 raste përfitues të ndihmave sociale. Ndërkaq në maj të këtij viti numri i tyre ka rënë dhe se janë 16,759 raste apo 13.5 përqind më pak se sa një vit më parë.

Në muajin maj 2025, krahasuar me muajin maj 2024, po ashtu kishte kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-23,3%); skema për pensionet e Trepçës (-20,5%); skema e ndihmës sociale (-13,5%); skema për pensionet familjare (-8,6%); skema e pensioneve kontribut paguese të moshës (-2,3%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,9%); skema për veteranët e luftës (-1,3%);skema e kompensimeve për personat e verbër (-1,0%).

Ndërka ka rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

Në muajin maj 2025, krahasuar me muajin maj 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (11,1%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,0); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (8,2%); skema e pensioneve bazike të moshës (5,6%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (4,6%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,9%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (2,4%).