Bie numri i personave që kanë nevojë për oksigjen në Spitalin e Pejës

Nga 104, e herë më shumë persona që kanë pasur nevojë për oksigjen e që janë të prekur me Covid-19 në Spitalin e Pejës, gjatë 24-orëve të fundit, ka rënë ky numër, shkruan IndeksOnline.
Aktualisht janë 98 pacientë që janë me oksigjenoterapi, ndërsa në gjendje më të rëndë janë 23 prej tyre.
Ndërkaq, ky spital njofton se brenda 24-orëve të fundit janë shëruar 9 pacientë.
Ndryshe gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 160 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 19 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.
2 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnja që të dyjat të gjinisë femërore.
323 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 4.796 sosh, ndërsa janë kryer 3 operacione.