75 Mall Live Search
16:12 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bie numri i rasteve fatale, 4 të vdekur nga COVIDI për 24 orë

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.840 raste nga 48.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 492 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.406.