Bie numri i rasteve me Covid 19, 223 persona rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi ka dhënë një lajm të mirë.
Numri i rasteve me koronavirus po vazhdon të shënoj rënie, transmeton Indeksonline.
“Nga mostra të mara gjatë 24 orëve të fundit, 223 kanë rezultuar pozitivë ndërsa 342 janë shëruar nga Covid 19”, shkruan Zemaj.
Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë pritet që të gjatë javës së ardhshme të publikojnë masat e reja./Indeksonline/