22:38 / E Shtunë, 19 Shtator 2020

Bie numri i të infektuarve me COVID19, këto komuna kanë numër të lartë të të prekurve

Ditëve të fundit numri i rasteve të reja me COVID19 në Kosovë ka pësuar një rënie të madhe.

Tash e sa ditë numri i të infektuarve është nën 100 raste, shkruan IndeksOnline.

Por cilat komuna kanë numrin më të lartë të të infektuarve me virusin Corona.

Me 482 raste komuna e Prishtinës i prin listës së qyteteve me numrin me të madh të të prekrve me COVID19.

Pastaj vijon qyteti turistik i Kosovës, Prizreni me 164 raste aktive.

Të pasura janë qyteti i Gjilanit me 143 raste aktive e Podujeva me 116 raste aktive.

Ndërkaq në vend momentalisht janë 1937 raste aktive, 12451 të shëruar e 614 vdekje.

Kurse që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me koronavirus në Kosovë janë testuar 61547 kosovarë./IndeksOnline/