75 Mall Live Search
15:10 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Bie numri/ Konfirmohen 194 raste të reja me COVID-19

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani përmes një konferencë për media tha se sot kemi lajme më të mira pasi sipas tij numri i rritur, ka rënjë në krahasim me ditët e tjera, e cila sikur të mirren të gjitha masat me rekomandimet, atëherë ai tha se do të korrim sukses.

E deri atëhërë ai bëri lutje që masat të realizohen.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive”, tha Ramadani./Indeksonline.