75 Mall Live Search
15:27 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Bie ortek në Brezovicë, i zë dy vizitorë

Federata Skitare e Kosovës ka njoftuar se në Brezovicë ka rënë një ortek bore në vendin e quajtur “Folea e Shqiponjës”, ku kanë qenë duke skijuar dy persona.

Sipas këtij njoftimi, njëri nga ta është gjetur i gjallë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, kurse gjendja shëndetësore e personit tjetër ende nuk dihet.

Federata Skitare e Kosovës kërkon që në këto kohë të bëhet kujdes për shkak të borës së madhe./Indeksonline/