75 Mall Live Search
18:36 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / LB

Bie pa ndjenja në fushë në minutat e para të ndeshjes, vdes futbollisti shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.

Ka ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbolli, futbollisti shqiptar Aleksandër Lambi.

Ishte minuta e parë e sfidës, ku Lambi, bie pa ndjenja në fushën e lojës.

Të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u stabilizuan për të ardhur në ndihmë.

I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar kështu jetë.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.