75 Mall Live Search
22:19 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bie për 20% prodhimi i makinave në Britani

Shifrat e fundit, të publikuara për muajin nëntor nga prodhuesit britanikë të veturave, tregojnë se është shënuar një rënie prej 19.6 për qind në prodhimin e makinave të reja. Me fjalë të tjera, gjatë muajit nëntor u prodhuan rreth 130 mijë makina.

Shoqata e prodhuesve dhe tregtarëve të makinave ka deklaruar se rënia e kërkesës në Britani të Madhe dhe Evropë për makinat e tyre ka ardhur si pasojë e rregullave të reja që janë paralajmëruar për zhvillimin e tregtisë me Bashkimin Evropian. Rënia më e madhe është vërejtur në makinat e eksportuara jashtë vendit, ndërsa shitjet në vend kanë rënë për vetëm 1.9 për qind.

Industria e makinave përbën 12.8 për qind të prodhimeve të eksportuara të Britanisë së Madhe dhe do të goditej rëndë në rast të dështimit të marrëveshjes m Bashkimin Evropian. Ky sektor është duke i ndier pasojat edhe tash sepse klientët po ngurrojë të blejnë për shkak të pasigurisë politike dhe ekonomike. 

Një tjetër faktor në rënien e prodhimit është edhe ashpërsimi i rregullave për makinat me naftë. Krahasuar me vitin e kaluar, në Britani të Madhe sivjet janë prodhuar 8.2 për qind më pak makinat, shkruan “Independent”.