Bie qeveria e Afganistanit, talibanët marrin nën kontroll Kabulin

Ministri i Punëve të Brendshme të Afganistanit, Abdul Satar Mirzakwal ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me talibanët për kalim pa luftë të kompetencave.
Militantët talibanë, që kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Afganistanit, të dielën kanë filluar të hyjnë në periferi të Kabulit ndërkohë bëhet e ditur se kanë përfunduar negociatat me qeverinë e Ashraf Ghani.
BREAKING: Afghanistan's interior minister says there will be a transfer of power to a new transitional government
— The Spectator Index (@spectatorindex) August 15, 2021
Kujtojmë që helikopterët janë parë pranë Ambasadës amerikane të dielën dhe makinat e blinduara janë parë duke u larguar, ka raportuar Associated Press. Ndërkaq, diplomatët kanë shkatërruar dokumentet e ambasadës, tha AP, duke cituar zyrtarë anonimë të ushtrisë amerikane.