75 Mall Live Search
09:57 / E Enjte, 28 Maj 2026 / P M

Bie sistemi i prokurimit elektronik në Kosovë

Sistemi elektronik i prokurimit publik në Kosovë ka dalë jashtë funksionit, duke shkaktuar vështirësi për autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomikë.

Në njoftimin e publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), bëhet e ditur se aktualisht sistemi i prokurimit elektronik është jashtë shërbimit.

“Të nderuar përdorues të AK-ve dhe OE-ve, aktualisht sistemi i prokurimit elektronik është jashtë shërbimit. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e KRPP-së.