Bie sistemi, numërimi i votave për asamble në Podujevë anulohet – nuk do të vazhdojë as nesër paradite

Gjatë ditës së sotme në Podujevë ka filluar numrimi i votave për asamblenë komunale.
Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se para disa minutash ka rënë sistemi.
Kjo ka bërë që atje të anulohet procesi i numërimit për sonte, madje komisionerët dhe vëzhguesit janë njoftuar se as nesër paradite nuk do të ketë numërim të votave.
Në Qendrën e Numërimit atje në një ndrrim janë 10 tavolina me nga 4 anëtar. /IndeksOnline/