Bie sistemi për shitjen e biletave të Kosovës
Sistemi i shitjeve online të biletave për ndeshjet e Kosovës ka dalë jashtë funksionit.
Pak minuta pas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për shitjen e biletave, sistemi ka dalë jashtë funksionit.
Interesimi i jashtëzakonshëm për një biletë për ndeshjen Kosovë-Zvicër duket se ka shkaktuar probleme në server.

FFK-ja njoftoi të enjten se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Zvicrës.
Çmimet kanë mbetur të pandryshuara sikurse ndeshjet e kaluara, njësoj sikurse edhe shitja e tyre që bëhet përmes platformës online https://eu.ebileta.al/biglietteria
Kosova është shumë pranë ëndrrës për një kualifikim në Botëror.
Në nëntor, Kosova do të luaj ndaj Sllovenisë në udhëtim dhe do të pres më 18 nëntor në shtëpi Zvicrën.
“Dardanët” duhet të arrijnë së paku një pikë me Slloveninë për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim.

