75 Mall Live Search
11:19 / E Martë, 12 Janar 2021 / Blerim

Bie tavani i një lokali si pasojë e ujit të akumuluar nga shiu në terracën e Hotel Grandit

Dëmet materiale, si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës janë të mëdha.

Një lokali në Prishtinë, i cili gjendet nën tarracën e hotelit “Grand”, gjatë orëve të mbrëmjes, i është shembur tavani.

IndeksOnline sjell fotografi, ku shihet si tavani ka rënë përtokë, pas akumulimit që është krijuar mbi tarracë.

Kujtojmë se ky problem ka qenë përherë për lokalet private përreth, mirëpo ankesat e pronarëve janë neglizhuar në vazhdimësi nga zyrtarët e Komunës së Prishtinës.

Pronari i lokalit është në pritje të inspektorëve komunalë për të evidentuar nga afër shkatërrimin, që sikur të kishte ndodhur gjatë orarit të punës, përveç dëmeve materiale, do të mund të shkaktonte edhe viktima. /IndeksOnline