Bie vinçi në Dragodan, lëndohet një punëtor (Pamje)
Siguria e punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë vazhdon të jetë në nivel shqetësues. Para pak minutash ka ndodhur një incident i radhës në vendin e punës në një punishte në lagjen “Dragodan” të Prishtinës.
Një vinç është rrëzuar në një punishte dhe ka lënduar një punëtor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa punëtori është dërguar në QKUK./Indeksonline/

