75 Mall Live Search
11:14 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / OSH

Bie zhavorr nga kamioni në magjistralen Shtime-Lipjan, rrezikohen ngasësit në trafik

Jo rrallë kemi raportuar se kamionët që barti pesha të rënda, e edhe ata që bartin material ndërtimore, shpeshherë nuk kanë të siguruara mirë, ato që bartin.

Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme në magjistralen Shtime-Lipjan.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se si bie vazhdimisht zhavorri nga një kamion, duke ua vështirësuar kështu e madje edhe rrezikuar ngasësit në trafik që qëndronin prapa këtij kamioni.

IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: