75 Mall Live Search
10:44 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / k.v

Bie zjarr në Rahovec, shkrumbon një shtëpizë druri dhe stallën e bagëtive

Një zjarr i madh ka përfshirë një pronë private në Rahovec, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se nga zjarri, i cili ka shpërthyer për shkaqe ende të panjohura, i është djegur një shtëpizë druri dhe stalla e bagëtive, së bashku me ushqimin e tyre dhe disa bagëti. 

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin, ndërsa policia po heton shkaqet e zjarrit. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar.