Bieber çmend rrjetin: ‘Nëse mendon me epsh për një tjetër, është tradhti!’
Këngëtari kanadez dhe fituesi i çmimit Grammy, Justin Bieber, ka shkaktuar reagime të ashpra në internet pasi ndau përkufizimin e tij për tradhtinë martesore.
Ai i shprehu bindjet e tij gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt në Twitch me miqtë, duke shkaktuar një debat të nxehtë në mediat sociale, transmeton Indeksonline.
Këngëtari, i cili është 31 vjeç dhe është e martuar me Hailey Bieber që nga viti 2018, e barazoi mendimin epshor me aktin e tradhtisë.
“Nëse mendon për një grua me epsh, është njësoj sikur ta kesh bërë vërtet – të kesh kryer kurorëshkelje, apo çfarëdo qoftë”, tha Bieber, duke shtuar: “Është si e njëjta gjë. Pra, nëse të shkon ndërmend për një sekondë…”
🔥🚨DEVELOPING: Grammy award winning artist Justin Bieber is going viral after claiming: "If you ever think about a woman with lust, it's already cheating." pic.twitter.com/wEWlA39HUN
— Dom Lucre | Breaker of Narratives (@dom_lucre) October 29, 2025

