75 Mall Live Search
22:34 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

Bielefeld i del “dardhë me bisht” Bayern Munchenit

Skuadra e Bayern Munchen ka dështuar të fitoj 3 pikë kundër Armenia Bielefeld.

Bavarezët barazuan me rezultat 3:3, transmeton Indeksonline.

Skuadra e Flick ishte në disavantazh të dy golave dy herë gjatë kësaj ndeshje.

Bielefeld arriti që 45 minutëshin e parë ta përmbyll me rezultat 0:2. Me të filluar pjesa e dytë, Bayern ngushtoi epërsinë me anë të Leëandoëskit, por në minutën e 49-të Gebauer e rikthej epërsinë e dy golave për mysafirët.

Në minutën e 57-të, Tolisso ngushtoi rezultatin për bavarezët në 2:3. Pastaj Davies barazoi gjithçka në minutën e 70-të.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati më gola. Edhe pas këtij barazimi, Bayern Munchen vazhdon të jetë e para me 49 pikë, 5 më shumë se vendi i dytë.

Kurse Bielefeld fiton një pikë të artë në luftën për mbijetesë. Ata janë në pozitën e 16-të me 18 pikë./Indeksonline/