16:26 / E Premte, 27 Janar 2023 / Gj. Sh

Bielsa apo Dyche, Everton arrin marrëveshje me trajnerin e ri

Pas shkarkimit të Frank Lampard, skuadra e Evertonit ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri.

Mediat angleze raportojnë se trajneri i ardhshëm i Evertonit do të jetë Sean Dyche, transmeton IndeksOnline.

Marrëveshja tashmë është arritur dhe Dyche pritet të zyrtarizohet në 24 orët e ardhëshme.

Kandidat potencial për të zëvëndësuar Frank Lampardin ishte edhe tekniku argjentinas, Marcelo Bielsa.

Dyche e nisi karrieren si trajner i skuadrës së Watfordit, ndërsa për 10 vite drejtoi edhe Burnleyn./IndeksOnline/