Bien çmimet e derivateve në Mal të Zi

Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga një deri në dy cent nga mesnata, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave në Malin e Zi.
Për dy cent më i ulët do të jetë çmimi i diselit dhe do të jetë 1,41 euro.
Ndërsa, nafta do të lirohet në 1.39 euro.
Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 3 janar, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën me një deri në dy cent.