14:25 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019

Bien çmimet e importit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2019.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për (-0.4%) në TM1  2019, krahasuar me TM4 2018. Rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-6.1%); tekstili dhe artikujt prej tij (-2.7%); letra dhe artikujt prej saj (-0.8 %); vajrat ushqyese (-0.5 %); lëkura dhe artikujt prej saj (-0.5%); mjetet e transportit (-0.4%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve (-0.4%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-0.3%); dhe plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (-0.2%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: prodhimet bimore (3.3%); prodhimet minerale (2.3%); këpucët (1.5%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.7%); druri dhe artikujt prej tij (0.4%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.2%); prodhimet e industrive kimike (0.1%); dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM1 2019 me TM1 2018, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 3.5%. Ngritjet më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet minerale (21.7%); lëkura dhe artikujt prej saj (19.9.%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve (9.3%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (7.9%); këpucët (5.0%); druri dhe artikujt prej tij (4.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (4.2%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (3.5%); prodhimet e industrive kimike (2.8%); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (2.1%); letrat dhe artikujt prej saj (1.6%); mjetet e transportit (1.3%); dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.6%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: tekstili dhe artikujt prej tij (-11.5%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-3.0%); vajrat ushqyese (-2.7%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-1.6%); dhe prodhimet bimore (-0.6%).