75 Mall Live Search
23:30 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Bien në prangat e policisë dy vëllezërit shqiptarë që shpërndanin kokainë në Itali

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi kishin krijuar një biznes të konsoliduar të kokainës në zonën e Scandiano.

Të arrestuarit janë një 37-vjeçar dhe një 33-vjeçar, të cilët ndodhen në arrest shtëpiak.

Ata kishin të paktën 5 vite që e drejtonin biznesin dhe ishin mjaft të shpejtë në punën që bënin dhe efikas, raportojnë mediat italiane.

Mediat në Shqipëri raportojë se nga policia italiane u janë konfiskuar edhe mjetet me të cilat ata i përdornin për të shpërndarë drogën, teksa në banesë u është gjetur një sasi e gatshme për dorëzim dhe rreth 1500 euro kesh.