75 Mall Live Search
12:50 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / MSH

Bien skelet e një lokali në Gjilan, lëndojnë një grua dhe një fëmijë

Një grua bashkë me një fëmijë janë lënduar pasi janë zënë nga skelet e një lokali në qendër të Gjilanit.

Lokali ishte duke u rregulluar, shkruan IndeksOnline.

Sipas disa burimeve, gruaja është dërguar në spitalin e Gjilanit për të trajtuar plagët e marra.

Ajo ishte duke kaluar pranë lokalit në momentin e shëmbjes së skeleve, ndërsa qytetarët afër i kishin dalur në ndihmë menjëherë.